Të enjten nuk është regjistruar asnjë viktimë si pasojë e coronavirusit, teksa janë konfirmuar vetëm dhjetë raste të reja pozitive.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht janë vetëm 184 raste aktive me COVID-19 në Kosovë, shkruan Ballkani.info

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 105 mijë e 186.