Vetëm 17% e grave trashëgojnë pronë nga familjet e tyre, gjen QKSGJ-ja

Arjeta Gashi është nga gratë e pakta në Kosovë që gëzon trashëgimi nga ana e prindërve.

Pjesëmarrjen në trashëgimi sikur Arjeta, e gëzojnë vetëm 17.3% e grave në Kosovë, u tha në konferencën “Fuqizimi i të drejtave të barabarta pronësore të grave”.

Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, tha se normat dhe praktikat diskriminuse janë pengesa kryesore që gratë nuk kanë pronë në Kosovë.

Në aspektin ligjor, Kosova qëndron mirë sa i përket mundësisë që gratë të trashëgojnë pronë, por, sipas pjesëmarrësve në këtë diskutim, këto ligje nuk zbatohen në praktikë.

Kjo konferencë u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, përkrahur nga fondacioni Kvinna till Kvinna dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim-SIDA.