Vetëm 15 minuta ka zgjatur intervistimi i deputetit të AAK’së, Haxhi Shala në Gjykatën Speciale.
Shala ka përfunduar intervistimin e tij shumë shkurt në Hagë, ku ai thuhet se është mbrojtur në heshtje.
Këtë e ka konfirmuar këshilltari, Vullnet Luzhinca.
“Edhe kjo punë u kry, “intervista më e gjatë” në Gjykatën Speciale e cila zgjati 15 minuta! U kthefsh faqebardhë shef!”, ka shrkuar ai.








