Vetëm 15% e serbëve të Kosovës të gatshëm t’i ndërrojnë targat në RKS

Më shumë se 63 për qind e serbëve të Kosovës përmes një sondazhi janë shprehur se nuk do t’i heqin targat aktuale për t’i ndërruar me ato në RKS. Ndërkohë, vetëm 15 për qind thanë se do ta bënin një gjë të tillë nëse detyroheshin.

Prej nesër pritet të fillojë zbatimi i qeverisë së Kosovës që lejon qytetarët serbë të ndërrojnë targat, nga ato të Serbisë në ato të Kosovës deri në fund të muajit shtator.

Ka më shumë se 10 mijë vetura që përdorin targat KM, të ofruara nga autoritetet serbe.

Portali serb Kossev shkruan si vijon:

“Nga Beogradi, në vend se të jepeshin instruksione për serbët në veri se çka të bëjnë, njoftime dramatike po vijnë – nga Vuçiqi që tha se shqiptarët po planifikonin të dëbonin serbët nga veriu deri në fund të muajit tetor, dhe se një operacion Stuhia do të pasonte.”

Ndërkohë, edhe ministri serb për Punë të Jashtme ishte shprehur se “bukfalisht ferri po vjen në ditët e ardhshme për popullin serb”.

“Nuk ka asnjë instruksion të qartë në publik, as konfirmim të masave që Beogradi pret të vendos në situata të tilla që të mbrojë qytetarët e saj për stuhinë, ferrin dhe kataklizmin,” – shkruan më tej ky portal.

Ndërkohë në një sondazh të bërë nga Kossev-i, dilte se serbët e Kosovës me 65.03 për qind iu përgjigjën se nuk do t’i ndërronin targat. Vetëm 15.3 për qind thanë se do ta bënin. /Syri.net