Vetëaksidentohet një veturë në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 21:30 në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ku një veturë është vetëaksidentuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë Ahmeti.