“A do t’i bëja gjërat më ndryshe, pasi e kam humbur gruan që e adhuroja dhe me të cilën jam shkurorëzuar pas 11 vjetësh martesë? Them se po”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pas 11 vjetësh martesë Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë shkurorëzuar dhe publiku ende flet për ndarjen e tyre.
Dhe tani për çudi aktori jep këshilla për një martesë të suksesshme. “Me siguri se nuk jam një ekspert për romanca. A do t’i bëja gjërat më ndryshe, pasi e kam humbur gruan që e adhuroja dhe me të cilën jam shkurorëzuar pas 11 vjetësh martesë? Them se po. Këto janë këshillat e mia për të gjitha meshkujt.
Ja çfarë do të bëja ndryshe po të mundja”, ka deklaruar aktori, ndërsa këshillat e tij janë këto:
“Gjithmonë kujdesu për gruan tënde; puno në atë drejtim ta duash veten; dashurohu në gruan tënde nga fillimi dhe nga fillimi; fokusohu në gjërat më të mira për të; mos e ndrysho; nuk është detyra e saj të të bëj të lumtur, këtë duhet ta bësh vetë; kurrë mos i bërtit gruas tuaj edhe nëse jeni i zemëruar për diçka që ajo ka bërë, sepse ai zemërim është vetëm yti dhe i askujt tjetër; vetëm qëndro pranë saj, në të keq dhe në të mirë; mos jeni gjithmonë serioz dhe njeri i rëndë; çdo ditë i kushtoni vëmendje; mos u bëni idiot; lejojeni ose i bëni vend për pushim; bëhu i lëndueshëm ndaj saj, sepse ajo është gruaja juaj; gjithmonë je i sinqertë ndaj saj; kur ajo zhvillohet, zhvillohu edhe ti, gjithmonë mëso, mëso dhe vetëm mëso; gjithmonë zgjidh dashurinë!
Martesa nuk është ajo fjalia nga përrallat: “Dhe kanë jetuar të lumtur deri në fund të jetës”.
Secila martesë ka ngritjet dhe uljet e saj. Në martesë, sikurse në zhvillimin personal, puno çdo ditë.







