Vetaksidentohet një veturë në rrugën Klinë-Gjakovë

Një veturë është vetaksidentuar mesditën e sotme në aksin rrugor Klinë-Gjakovë.

Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Mrasor.

Nga mospërshtatja e shpejtësisë, vetura ka përfunduar në një zonë të pyllëzuar ndërsa shoferi ka pësuar lëndime trupore.