Vetaksident

Vetaksidentohet një kamion, Policia njofton se rruga Carralevë – Duhël është e bllokuar

Rruga Carralevë – Duhël është e bllokuar si pasojë e një vetaksidenti të një kamioni mëngjesin e sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënës i policisë rajonale në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Sipas tij, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:20.

“Si pasojë e aksidentit ka dëme materiale dhe shoferi ka pësuar lëndime e është në drejtim të emergjencës. Policia janë në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin”.

Ai thotë se në vetaksident është përfshirë një kamion i madh dhe si pasojë rruga është bllokuar.

“Me rëndësi është të informohen qytetarët se në vetë aksident është i përfshirë një kamion i madh kështu që rruga është e bllokuar derisa të mund të largohet kamioni”.

VIDEO BONUS: