Vetaksident në Tiranë, vetura humb kontrollin, vdesin dy vajza

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bërzhitë, pranë Tiranës.

Siç mëson gazeta mapo, dy vajza kanë humbur jetën, pasi makina me të cilin ato udhëtonin ka humbur kontrollin.

Aksidenti ka ndodhur në orën 01:00 dhe shkak mendohet se ka qenë lagështira në rrugë si dhe shpejtësia.

Makina pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një pemë. Ende nuk dihen emrat e dy vajzave që kanë humbur jetën.