Vetaksident në rrugën Prizren-Zhur, publikohen pamjet

Një vetaksident ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Prizren-Zhur.

Si pasojë, një person ka pësuar lëndime trupore.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Gashi theksoi se me rastin po merren njësitet përkatëse.

“Ka ndodhur një vetaksident, një person është lënduar. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal të Prizrenit”, tha Gashi.

Nga pamjet e publikuara nga mediat lokale kuptohet se aksidenti ishte mjaftë i rëndë.