Vetaksident në Prishtinë, lëndohen dy persona

Një vet-aksident ka ndodhur sot në rrugën C në Prishtinë, ndërsa si pasojë janë lënduar dy persona.

Agroni Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës konfirmoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një vetaksident trafiku në rrugën ‘C’, në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Borovci.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.