Vetaksident në Prishtinë, dërgohet në spital një person

Një person ka pësuar lëndime trupore, pasi i njëjti është vetaksidentuar me veturën e tij.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Gashi”, rreth orës 18:40.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:40, në rrugën “Hamdi Gashi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti” ka deklaruar Ahmeti.