Vetaksident në Podujevë, vdes një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksident trafiku, që ka ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës.

Lajmin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 13:30, është raportuar për një vetë aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Obrançë të Podujevës. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti një person ka humbur jetën”, thuhet në deklaratën e policisë.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetë aksidenti.