Vetaksident në Podujevë, rrotullohet një kombi (VIDEO)

Një kombibus është vetaksidentuar në rrugën Prishtinë-Podujevë, më saktësisht në afërsi të fshatit Vranidoll.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, kurse sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe policia.

Në pamjet e dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet automjeti i cili ka dalur nga rruga. /Ballkani.info