Vetaksident në Pejë, vozitësi dërgohet në emergjencë

Sonte, rreth orës 20:15, në rrugën “Zhujë Selmani” në Pejë ka ndodhur një vetëaksident.

Si pasojë, i lënduar ka mbetur vozitës i veturës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë.

“Sonte rreth orës 20:15 policia është njoftuar se në rrugën “Zhujë Selmani”, ka ndodhur një vetaksident ku vozitësi ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim mjekësor në në emergjencën e spitalit të Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, u shpreh Gashi.

*Fotografia e ballinës është ilustruese