Vetaksident në Graqanicë, lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si apsojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:28 minuta në fsahtin Llapnasellë të Graqanicës, raporton Indeksonline.

Sipas polciisë, vetaksidenti është shkaktuar nga vozitësi, i cili ka pësuar lnëdime trupore së bashku me 4 pasagjerë të tjerë.

Që të gjithë kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull  kosovar, duke drejtuar automjetin ka shkaktuar vetë-aksident,  ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar vetë drejtuesi dhe katër pasagjerët të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.