Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person

Një vetaksident ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku ka mbetur i vdekur një person.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Reporterin se njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë.

“Referuar informacioneve nga mjekët kompetent, si pasojë e vetë aksidentit njëri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë ai.

Në veturën e vetaksidentuar ndodheshin 4 persona.

Për shkak të kushteve atmosferike policia ka bërë apel për kujdes të shtuar në komunikacion.