Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Leletiq të Lipjanit.

Kështu ka raportuar mediumi lokal Ulpianapress.

Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale shihet se vetura ka rënë poshtë rrugës.

Ndërsa si pasojë e vetaksidentit vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale.