Vetaksident i rëndë në Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Një vetaksident sapo ka ndodhur në komunën e Fushë Kosovës.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar pamje në adresë tonë.

Sipas tyre, një veturë është vetaksidentuar duke dalë tërësisht nga rruga.

Sipas të dhënave të para, dy persona kanë marrë lëndime trupore.