Kida ka bërë një ndryshim drastik në pamje.
Kida ka vendosur ta bëjë një ndryshim të madh në pamje, duke u transformuar tërësisht.
Këngëtarja kësaj radhe vendosi të bëhet bjonde dhe këtë ndryshim e tregoi me anë të disa postimeve në Instagram.
Artistja mezi njihej me dukjen e re, por që edhe këtë herë dukej për mrekulli në imazhet që i ndau me fansat.
Kujtojmë se dy bashkëpunimet me Mozzikun janë projektet e fundit të Kidës, ndërsa po punon për këngë të reja.









