Kryetari i Kuvendi i Kosovës, Kadri Veselil, nga zyrat e PDK’së u ka shpallur luftë atyre që kanë dorëzuar armët në kohën e luftës te policia e Serbisë. Ka thënë se të njëjtit do të largohen edhe nga listat e veteranëve pasi ata që kanë bërë veprime të tilla s’kanë vend në listat e UÇK’së.

Këto komente Veseli i ka bërë kur ka nisur iniciativën për të themeluar një Komision Hetimor Parlamentar për t’i hetuar listat e mashtruesve që marrin para si veteranë të UÇK’së.

“Persona që kanë dorëzuar armët mund të kenë statusin e veteranit. Dihen saktësisht. Për fat të keq ka pasur edhe momente të tilla. Ka pamje televizive. Armët nuk i ka dorëzuar UCK dhe as veterani i UCK’së”, ka thënë ai.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se gjithë i dinë emrat e atyre që ishin në luftë dhe të mashtruesve. Ka paralajmëruar se mashtruesit do të dalin me emrër e mbiemër në publik.

“Krejt Kosova ka luftu. Por, veteranë të UÇK’së, dihet kush ka qenë”, ka thënë ai.