Veseli: Vdekja tragjike e tëbriut në karantinë mbartë përgjegjegjësi shtetërore

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për familjen e të riut 26 vjeçar nga Gjilani që vdiq sot në karantinën e qendrës së studentëve.

Veseli ka thënë se i ndjeri ishte nën kujdesin e instituciomeve të shtetit, andaj, ai tha se është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet.

Deklarata e plotë e liderit të PDK-së në Facebook:

Ndarja nga jeta në karantinën e Qendrës Studentore, e djaloshit 26 vjeçar nga Gjilani, është shumë e dhimbshme. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes dhe miqve. Humbja tragjike e jetës së këtij të riu është një akt i rëndë dhe që mbart përgjegjegjësi shtetërore, duke qenë se i ndjeri ishte nën kujdesin e institucioneve të shtetit. Andaj, është e domosdoshme që organet e drejtësisë të nisin menjëherë hetimet.