Veseli uron mësuesit: Keni qenë gjithmonë shtyllë e kombit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar mësuesit me rastin e ditës së tyre. Nën një postim në Facebook ai tha se mësuesit kanë qenë gjithmonë një shtyllë e kombit.

“Të dashur mësues e mësuese të Kosovës, kjo është një ditë e madhe, jo vetëm për punën e profesionin tuaj, por për të gjithë qytetarët dhe vendin tonë. Për një arsye madhore: gjithmonë keni qenë shtyllë e kombit. Dhe sot jeni ata që bartni një mision po aq të madh: edukimin e brezave që do ta trashëgojnë atdheun tonë të lirë e sovran. Urime!”, ka shkruar ai.