Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli sonte u ka dëshur shëndet dhe kthim të shëndoshë në atdhe haxhilerëve kosovarë.
Ai e ka publikuar edhe një fotografi me prinderit e tij, të cilët i ka haxhi.
Postimi i plotë i Veselit:
Haxhilerëve tanë të dashur që nisen pas pak për në vendet e bekuara në Mekë dhe Medinë, iu uroj shëndet, obligime dhe adhurime të pranuara si dhe kthim shëndosh e mirë në atdhe. Pelegrinazhi është njëra prej pesë shtyllave qendrore të fesë islame dhe im at tregon se për të ka qenë një ndër përvojat më fisnike e kuptimplote të jetës së tij. Prandaj iu dëshiroj të gjithë pelegrinëve shqiptarë haxh të pranuar si dhe lehtësim në këtë rrugëtim!







