Kryeparlamentari

Veseli u jep mbështetje bashkëkryesuesit e dialogut

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim bashkëkryesuesit e dialogut, Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin të cilëve u ka dhënë mbështetje të plotë për procesin dhe për përmbylljen e tij me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB.

“Me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti, për t’u koordinuar lidhur me Dialogun. Kuvendi i Kosovës është në dispozicion të plotë për këtë proces të rëndësishëm për vendin, në mënyrë që bashkërisht ta përmbyllim atë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe ulësen në OKB”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.