Veseli thumbon Haradinajn: Mos mem ardhë keq kisha vrapu si Ramushi…

Në konferencën për media të mbajtur pas takimit të liderëve që u mbajt sot, gazetarët e pyetën kryeparlamentarin Kadri Veseli, për deklaratën e Haradinajt rreth taksës.

Në konferencën për media që u mbajt pas takimit të liderëve, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u foli gazetarëve dhe njëra prej pyetjet ishte edhe rreth deklaratës së djeshme të Haradinajt rreth taksës.

Gazetari e pyeti Veselin se a ka ndonjë informatë si partner i koalicionit, për atë që e tha Kryeministri që në një farë forme nuk e pezullon taksën.

Veseli iu përgjigj: “Mos me m’ardhë keq kisha vrapu si kryeministri kajherë kur…ka të bëjë me çështjen e Kosovës, taksa ka qenë vendimi ma dinjitoz i shtetit tonë ndaj Serbisë”.

Veseli, këtë e tha duke aluduar ikjen nga pyetjet, siç bëri kryeministri.