Veseli thotë se është arritur konsensus për rezolutën rreth dialogut

Sipas kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është arritur konsensusi politik për ta votuar rezolutën për dialogun me Serbinë.

Në një bisedë për televizionin publik, Veseli ka konfirmuar një gjë të tillë pa dhënë më shumë detaje.

“Besoj se hiç më larg se nesër do ta kemi një rezolutë për dialogun”, ka thënë Veseli, pa treguar nëse pjesë e saj do të jetë edhe LDK-ja e Vetëvendosje.