Veseli thotë se burri i Albulena Haxhiut e kërcënoi me “plumb në ballë”

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar se ka ngritur padi ndaj burrit të Albulena Haxhiut që sipas tij ai e ka kërcënuar.

Madje, Veseli thotë se burri i ish-ministres e ka kërcënuar me “plumb në ballë”,

“Është viti i tretë, i katërt kur burri i Albulena Haxhiut më ka kërcënuar ka thënë se më duhet plumb në ballë. Edhe ende organet e tona juridike e bëjnë nga një ftesë, akoma se kanë proceduar”, ka thënë Veseli.

Ndër të tjera, ai ka thënë se kërcënimet janë të liga dhe ato që bëhen për të fituar vota, do të kthehen boomerang.

“Çdo kërcënim është i ligë për të gjithë ne, çdo abuzim ndaj kërcënimit për me fitu vota është bumerang i pafalshëm”, ka thënë Veseli në Rubikon.