Veseli: Thaçi do ta respektojë rezolutën që do ta miratojmë sot

Kreu i Kuvendit, njehe rit kryetar i PDK’së, Kadri Veseli, në fjalën e tij, ka provuar të vë paqe e unitet mes subjekteve politike. Tha se pajtohet me Glauk Konjufcën e VV’së, tha se është që me opozitën të përpilojnë bashkë një rezolutë, dhe në fund tha se Presidenti Thaçi është i yni. Kësisoj, Veseli u deklarua se pajtohet me të gjithë.

Kryeparlamentari Veseli i ka kërkuar opozitën të bëhen bashkë dhe se do t’i ndihmojë opozitës t’i çojë përpara kërkesat e tyre, duke thënë se do t’ua lë ‘flamurtarin’ atyre.

Veseli thotë se pajtohet me shefin e GP të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili tha se finalja me Serbinë ka përfunduar në vitin 2008.

Ndërsa, kur vjen fjala të Presidenti Thaçi, Veseli u kursye, ndonëse thotë se nuk pajtohet me prekjen e kufijve.

“Vetëm një president mendon kundër pavarësisë së Kosovës, është Vuciqi”, tha Veseli.

Tutje, ai shtoi se Presidenti Thaçi është i zgjedhur nga Kuvendit i Kosovës, prandaj ai thotë se tash mund të merren me Kushtetutë.

Kryeparlamentari i kërkon opozitës që të formulojnë bashkë një rezolutë gjithëpërfshirëse, duke besuar se Presidenti Thaçi do ta respektojë rezolutën.