Veseli: Të jemi unik, të mos flasë Serbia në emrin tonë

Sapo ka përfunduar takimi të cilin e kishte thirrur ditë më parë Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli për të diskutuar për draft-rezolutën.

Në këtë takim morën pjesë: kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, si dhe më vonë takimit i janë bashkuar edhe partitë opozitare, PSD dhe Alternativa.

Dhe menjëherë pas përfundimit të këtij takimi, Kadri Veseli iu është drejtuar mediave, me mesazhe drejtuar VV-s dhe LDK-së, të cilat i ftojë të jenë unike kur bëhet fjalë për të ardhmen e Kosovës:

“Mesazhi për partitë që nuk janë duke marrur pjesë. Është gabim historik nëse i japim mundësi Serbisë të flas në emrin tonë, ne duhet të jemi bashkë, që Kosova të jetë me e fuqishme. Me rëndësi është territori dhe e ardhmja euroatlantike.Thërras kolegët e LDK-së dhe VV –së të jemi bashkë në interesin e Kosovës”-ka vazhduar Veseli.

Tutje Veseli ka jap detaje rreth takimit i cili u zhvillua, pa prezencën e mediave:

“Takimi ka qenë korrekt pa presion, për nevojën që të ketë koncensus, ne do të vazhdojmë me takime të ndara dhe bashkë. U pajtuam që ne të jemi bashkë në raport me Serbinë, një shtet unifikues dhe jo me asociacion të komunave”.

Në lidhje me atë që VV-ja po e konsideron draft-rezolutën favor për Hashim Thaçin, Veseli tha:

“Situata është ballafaqim me Serbinë, nuk është me i shërbyer individëve. Nuk duhet ti japim hapësirë dhe primat Vuçiqit. Nëse mendon që dikush po përfiton siq ka përfituar dikush që tri vite, por Kosova ka humbur politikisht. VV-ja dhe LDK-ja me këtë qëndrim është me mundur njëri-tjetrin, me patriotizëm. Nuk shkon me inate dhe flustrime. Nëse ke probleme të brendshme, mos ti bartin jashtë”- ka vazhduar Veseli.

Tutje Veseli ka theksuar që pikërisht project-rezoluta po i ofrohet VV-s dhe LDK-s, të cilave edhe iu bëri ftesë që ti bashkohen takimeve të radhës.

Veseli, gjithashtu përmendi edhe Mitrovicën e Veriut, ku sipas tij Serbia po kontribuon ne destabilizim:

“Derisa Serbia luan rolin në veri për destabilitet , kemi me humbur investituorët e huaj”, ka përfunduar Veseli./Ballkani.info/