Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me rastin e 8 marsit është takur me bashkëluftëtaret e tij në UÇK si dhe me policet e Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli është shprehur se asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa përkushtimin dhe sakrificat e grave të saj.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Sot kisha nderin e veçantë t’i takoj bashkëluftëtaret e mia, ish ushtaret e UÇK-së, si dhe policet e Kosovës, për t’i uruar për 8 marsin. Asgjë e madhe në Kosovë nuk është bërë pa përkushtimin dhe sakrificat e grave të saj. Dhe, sot ato janë krenaria jonë kudo në botë ku flitet e dëgjohet emri i atdheut tonë.