Veseli takon disa të rinj i pyet pse janë larguar nga Kosova

Në kohën sa Partia Demokratike e Kosovës ka udhëhequr me vendin, nga Kosova janë larguar një numër alarmant i personave. Bash për këtë temë, ka zgjedhur që të bëjë fushatë edhe kreu i kësaj partie, Kadri Veseli.

Përmes një shkrimi në Facebook, Veseli ka thënë se në ditën ndërkombëtare të të rinjëve ka takuar, disa prej të rinjëve që kanë migruar kohëve të fundit, e që tani gjenden për pushime në Kosovë. Me ta po thotë Veseli ka biseduar për shkaqet që e kanë detyruar atë të ikin nga vendi, ani pse këto arsye vec dihen.

“Argjendi e kishte lënë shkollën para tre vjetësh dhe ishte larguar në Itali sepse mendonte qe pozitat e punës merren me të njohur e jo me meritë, Shqiprimi ka ikur para tre muajsh në Gjermani pasi nuk mundi ta mbante hapur biznesin e tij ndërsa Redoni i diplomuar në marketing, është detyruar të shkoj në Austri”, ka shkruar Veseli.

Kreu i PDK-së, po thotë se duhet të luftohet nepotizmi e korrupsioni.

“Është më se e qartë që për t’u ofruar atyre mundësi brenda Kosovës, duhet të luftojmë nepotizmin në punësimet publike si dhe korrupsionin që po pengon investimet dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Po ashtu, si kryeministër i ardhshëm do bëj prioritet fondet për autostradën e punësimit, që do i bind këta të rinj e shumë tē tjerë që të kthehen e shpërfaqin talentin dhe energjitë në Kosovë”, shtoi ai.

loading…