Sot është prezentuar projekti i Stadiumit Kombëtar të Kosovës. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë dhë Kryetari i Kuvendit të Kosovës z.Kadri Veseli.
Përmes profilit të tij në facebook Veseli ka thënë së tanimë stadiumi Kombëtar nuk është më një ëndërr por një projekt konkret.
Statusi i Veselit:
Stadiumi Kombëtar i Kosovës nuk është më një ëndërr. Sot e prezantuam projektin e tij, e së shpejti fillojmë edhe ndërtimin. Ky projekt i jashtëzakonshëm, më i bukuri në Ballkan, tregon se shteti i Kosovës po ecë përpara, po ndërton të ardhmen. Kombëtarja e Kosovës, me suksesin e saj, me punën e jashtëzakonshme dhe ekipore, është shembull se bashkë realizojmë qëllimet tona. Përgëzoj ministrin Kujtim Gashi për përkushtimin e madh që ky projekt të jetësohet. E gëzofshim arenën e dardanëve.













