Veseli: Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se sot ka hyrë në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ai ka thënë se ky ligj do t’i rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh.

“Në rrjedhën e viteve, Partia Demokratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot hyri në fuqi Ligji për sponsorizime në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili do të rrisë dukshëm fondet për këta sektorë, duke nxitur zhvillimin e tyre më të madh.

Në rrjedhën e viteve, Partia Demkratike e Kosovës ka shtuar ndjeshëm buxhetin, investimet, shpërblimet dhe pagat për artistët dhe sportistët, porse me këtë nismë i hap rrugë edhe vërshimit të fondeve private.

Unë ftoj të gjithë ndërmarrësit që të investojnë në pasurimin e jetës kulturore e sportive në vend dhe gjallërimin e rinisë, sepse tanimë do të gëzojnë zbritje nga tatimi për sponsorizimet e dhëna.

loading…