Kryetari

Veseli siguron transparencë për dialogun: Kërkojmë njohje dhe ulëse në OKB

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, pas takimit koordinues për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se Kosova duhet të jetë bashkë në procesin e dialogut.

“Ishte një takim i përbashkët me krerët e institucioneve ishte takim shumë i mirë. Ajo çfarë dua të siguroj është që transparenca do të jetë e plotë. Kosova ka zotimin e vet për dialog para qytetarëve dhe partnereve ndërkombëtarë”, tha kreu i Kuvendit.

Veseli shtoi se vendimi është i qartë pse shkojmë në dialog, sipas tij, njohja dhe ulësja në OKB.“Vendimi është shumë i qartë pse shkojmë në dialog, njohja e Kosovës ulësja në OkB. Takimet do ta kemi bashkërisht, qe nesër i kemi ftuar anëtarët e QUINTIT.

Po besoj dhe duhet të jemi bashkë si Kosovë si proces, është proces i lirisë, i sovranitetit, i territoreve, është proces me na njoftë Serbia si Shtet”, tha Veseli.