Veseli: Po punojmë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili fillon me luftën kundër korrupsionit

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se janë duke punuar në një plan ekonomik për Kosovën, i cili sipas tij do të filloj me luftën kundër korrupsionit.

Veseli në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që sipas tij me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses.

“Pasdite vizitova njërën prej fabrikave më të mëdha të tullave në Landovicë të Prizrenit, e cila ka të punësuar mbi 300 njerëz dhe eksporton jashtë Kosovës. Një ekonomi e zhvilluar mbështetet në sektorin privat, që me gjithë vështirësitë po ia del të ketë sukses.

E sigurova pronarin Refki Hoxha se do të angazhohem për të krijuar qasje dhe mundësi të barabarta duke luftuar korrupsionin, në mënyrë që bizneset si ky i tullave dhe bizneset tjera në Kosovë të kenë edhe më shumë suksese.

Ne po punojmë në një plan ekonomik për Kosovën, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe fillon me luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Veseli.

loading…