Kryeparlamentari Kadri Veseli ka lënë të kuptohet se koalicioni qeverisës është i gatshëm të shkojë në zgjedhje kjo për shkak se sipas tij, ata nuk pranojnë të shantazhohen nga askush.
Kësisoj ai është përgjigjur në pyetjen se çka mendon për ofrimin e votave të Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë.
Menjëherë pas vënies së taksës prej 10 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave që vijnë nga Serbia, Lista Serbe e cila është në koalicionin qeveritar, ka thënë se do të mbështesë çdo përpjekje për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.
Ky subjekt politik ka thënë se do të mbështeste çdo propozim për të rrëzuar qeverinë ndërsa paralajmëroi edhe protesta paqësore nëse masat e Prishtinës ndaj mallrave serbe nuk tërhiqen
Veseli e ka pranuar se shteti i Francës është më skeptiku sa i përket vendimit përfundimtar të heqjes së vizave të kosovarëve.
Ai pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se e ka siguruar shtetin francez se kosovarët nuk do ta vërshojnë Evropën si Shqipëria, Gjerorgjia pas përfundimit të këtij procesi.
Ai njëherit ka njoftuar se nesër do shkojë në Finlandë dhe më pas edhe në Bruksel sa i përket lobimit për vizat







