Veseli: Për formimin e ushtrisë kemi përkrahjen e Amerikës dhe partnerëve perëndimorë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se Kosova është e gatshme dhe do të ketë ushtri paqësore dhe profesionale.
Thotë se më datë 14 të këtij muaji, Kosova do të bëhet me ushtri.

E gjithë kjo, sipas Veselit po bëhet në bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë perëndimor të Kosovës.

“Do ta kemi mbështetjen e SHBA dhe partnerëve tjerë perëndimor. Do të veprojmë në bashkëpunim me ta”, tha Veseli në Pressing me Leonard Kerqukin në T7.

Thotë se me një veprim të tillë, Kosova nuk ka qëllim provokimin dhe nxitjen e konflikteve.

‘Ushtria e Kosovës do të jetë ushtri e paqes e partneritetit me NATO’n. Nuk kemi asnjë qëllim provokimi ose nxitje konflikti’, theksoi ai.