Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka hedhur poshtë mundësinë e ndryshimit të kufijve të vendit.
Gjatë pyetjes së bërë nga gazetari për iden e Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës, Kadri Veseli iu ka referuar të parit të komunës si: “kryetari jem”.
“Është një brengë e një qytetari të Mitrovicës, i cili është edhe kryetar dhe e kemi të gjithë. Ne mitrovicalit nuk e pranojmë ndarjen e Mitrovicës”, ka thënë Veseli, transmeton Veriu.info
Veseli ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se ndarja e Mitrovicës nuk do të lejohet.
“Nuk do ta pranojmë ndarjen e Mitrovicës, ajo është një”, ka deklaruar Veseli.







