Veseli: PDK e mbështet idenë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në tërë vendin

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një konferencë për media ka bërë të ditur se partia e tij e përkrahë idenë e presidentit Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzkakonshme në vend.

“Është në dorën e deputetëve që të vendosin për ta kaluar dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, edhe vetëm një jetë ta shpëjtojmë ja vlen një vendim I tillë”, tha Veseli.

Ai pati një sërë kritikash për qeverinë lidhur me menaxhimin e situatës, “kemi veprime pasive në luftimin e tij por jo edhe në parandalimin e koronavirusit”, tha më tej Veseli.

“Paaftësia e qeverisë mund ta përkeqësojë gjendjen për qytetarët tanë”.