Kryeparlamentari

Veseli: Pas ushtrisë, Kuvendi mori edhe një vendim të rëndësishëm për dialogun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është i lumtur që deputetët i thanë “po” rezolutës për dialogun.

Ai e ka quajtur lajmë të mirë për Kosovën miratimin e kësaj rezolute.

“Jam shumë i lumtur, sot, që ne shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës janë duke i marrë vendimet institucionet e Kosovës. Pas një vendimi shumë pozitiv që e kemi pasur ditën e djeshme, një vendimi historik për Ushtrinë e Kosovës, sot kemi marrë edhe një vendim që ka rëndësi për ruajtjen e sovranitet dhe integritetit tonë dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Veseli.

Ai ka thënë se vendimi i sotshëm i Kuvendit të Republikës së Kosovës për delegacionin shtetëror do të thotë po sovranitetit, po integritetit territorial të Kosovës.

Veseli tha se Kosova është për dialog, për partneritet, për fqinjësi të mirë.

Ndërsa sa i përket koordinimit të këtij delegacioni me presidentit, ai ka thënë se çdo gjë do të ketë rëndësinë e vet dhe çdo gjë do të bëhet në përputhje me kushtetutën e Kosovës.

Mes tjera ai deklaroi se Kosova ka respektuar çdo marrëveshje me Serbinë, por është kjo e fundit që nuk po i përmbahet marrëveshjeve.

“Nuk do të lejojmë asnjë provokim që cenon qytetarë të Kosovës, qytetarëve serb”, tha ai.