Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për nder të ditës së çlirimit të vendlindjes së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, para mediave tha se partitë në kohë pandemie i harruan qytetarët dhe ndërmarrësit dhe u morën me interesa personale.
Veseli tha se kjo nuk është bërë pa qëllim nga partitë duke i cilësuar kurthe e mashtrime të cilat edhe po i demaskojnë çdo ditë
“Disa parti po mundohen me fjalë, urrejtje, mospunë dhe mashtrime të pushtojnë mendjet e qytetarëve. E kanë bërë ideal, kauzë për të fituar për vete, luftën brenda shqiptareve, mu në kohën e një ballafaqimi jo të lehtë në përmbylljen e pa kompromis të shtetësisë sonë me Serbinë dhe anëtarësimin ne OKB. Kjo nuk është duke u bërë pa qëllim, kjo nuk e ndihmon Kosovën përballë Serbisë, kjo e rrezikon Kosovën! Jam i lumtur që qytetarët po i kuptojnë këto kurthe dhe po i demaskojnë çdo ditë ato; nuk ka kompromis me mashtrues, nuk ka besim në ata që nuk mbajnë asnjë fjalë dhe i ndryshojnë në bazë të interesit dhe zorit. Kjo është arsyeja që qeveritë e mashtrimit po bien njëra pas tjetrës dhe as që do të mund të qëndrojnë”, tha Veseli.
Ndryshe Veseli tha qeveritë e mashtrimit po bien njëra pas tjetrës.
“Kjo është arsyeja që qeveritë e mashtrimit po bien njëra pas tjetrës dhe as që do të mund të qëndrojnë. Qytetari ynë është shumë i mençur dhe i dallon këto kurthe! Duhet punë, vizion, guxim, vendosmëri dhe përgjegjësi për të çuar përpara amanetin e tribunëve të kombit tonë. Si PDK, jemi të përkushtuar për të sotmen dhe të ardhmen dhe vetëm për të. Por, edhe mund të flasim për secilën punë dhe ngjarje edhe të së djeshmes”, tha ndër të tjera, Veseli.







