Kryeparlamentari

Veseli: Partitë opozitare frikësohen nga Serbia emrin si t’ia dëgjojnë

Sipas kryetarit të Kuvendit të Kosovës, roli i presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë, është rol kushtetues.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se Thaçi do të vazhdojë bashkë me Ekipin Negociator të Kuvendit për të arritur një marrëveshje me Serbinë.

“Roli i presidentit Thaçi është rol kushtetues. Z.Thaçi do të vazhdojë së bashku me delegacionin, çdo marrëveshje do të shkojë në Kuvend, bashkë do të vendosim”, ka thënë ai.

E opozita, sipas Veselit, nuk po tregohet serioze dhe se “për shkak të inateve të brendshme po e dëmton Kosovën.”

Sipas tij, është presidenti Thaçi ai që luftoi kundër serbëve dhe nuk mund të pritet prej tij një marrëveshje e cila do të ndante vendin. Janë partitë opozitare ato që i frikësohen Serbisë, sipas Veselit.

“Frikësohen emrin si t’ia dëgjojnë”, ka thënë ai.