Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se nesër do të finalizohet puna e komisionit parlamentar për transforimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

Sipas tij, Kryesia e Kuvendit do të vendos së shpejti për procedimin e ligjit për në seancë ku edhe do të bëhet votimi i dytë dhe përfundimtar për transforimin e FSK-së në ushtri.

“Jemi në kombinim edhe me partnerët tanë ndërkombëtar dhe ata janë të njoftuar për gjithçka, sepse gjithçka është transparente”, ka thënë Veseli në Skenderaj, raporton Ballkani.info.

Tutje ai ka shtuar se votimi pritet të bëhet ka mesi i dhjetorit.

“Do t’i respektojmë të gjitha procedurat. Forcat e Armatosura të Kosovës nuk do të jenë forcë agresore, por mbrojtjese dhe Kosova si shtet që është ka të drejt t’i ketë forcat e veta”, tha Veseli. /Ballkani.info/