Veseli: Nëse del se jam i përfshirë në videon ku më përmendet emri, jap dorëheqje

Kryeparlamentari Kadri Veseli është deklaruar për videon me fajde ky i përmendet edhe emri i tij. Në një konferencë për media ka thënë se nëse del e vërteta se edhe ai është përfshirë në këtë rast, ai do të japë dorëheqje.

Në videon ky dyshohen se janë përfshirë në fajde, mashtrim e detyrim një grup prej së paku 8 personash, përmendet edhe emri i Veselit. Kadri Rexhepi, në një rast dëgjohet duke thënë se Kadri Veseli ka marrë 200 mijë euro.

“Nëse del se është e vërtetë se jam përfshirë në këtë rast unë jam i gatshëm nga sot të japë dorëheqje. Ky është morali im. Kam siguri të plotë, emri im është përmendur gabimisht, pavarësisht se a janë pjesë e policisë, sistemit të drejtësisë apo politikës, kërkoj të sqarohen disa çështje që kanë të bëjnë edhe me funksiononim e organeve të drejtësisë. Si është e mundur që për këtë rast ka pasur fakte nga vitit 2013 e të merren veprime me 6 vjet vonesë. Kush janë ata persona që e kanë mbuluar këtë rast për 6 vjet, kush janë ata që mbuluan këtë rast. Pse këto incizime kanë qenë në sirtarë të policisë apo prokurorisë për kaq shumë vjet. Njerëzit që shihen në video nuk i njoh. Videoja shpërfaq krimin në mënyrë të hapur. Këtu kemi të bëjmë me dy krime, krimin e bërë dhe të fshehur”, ka thënë Veseli.