Koloneli i FSK-së

Veseli: Në veri mund të ketë hakmarrje pas sulmit terrorist në Banjskë

Koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, në “Five” të RTV Dukagjinit, u shpreh se situata e sigurisë në veri të vendit mund të përkeqësohet.

Ai tha se pas sulmit terrorist më 24 shtator në veri, Serbia mund të hakmerret pasi morri disfatë të thellë.

“Pas sulmit terrorist nga ana e Serbisë duket se kemi qetësi relative, e brishtë. Në çdo rast situata mund të përkeqësohet, nuk besojmë që Kosova e ka zgjedhur situatën e sigurisë në veri. Ata pas disfatës që pësuan më 24 shtator, kanë kalu në një heshtje apo qetësi, që nënkupton për ata që marrin vesh nga siguria, që ata po përgatiten për diçka. Heshtja është një përgatitje e tyre për një hakmarrje siç e kanë në doktrinat e tyre ushtarake”, tha ai.

Sipas tij siguria është e brishtë në tërë Ballkanin Perëndimor.

VIDEO BONUS: Gashi emocionohet kur flet për heroin Agim Ramadani: Është i skalitur përherë në shpirtin tim