Veseli në 21 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Vetëm të bashkuar e fitojmë edhe këtë luftë globale VIDEO

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nëpërmjet një videomesazhi kujton 24 marsin 1999, ditën e nisjes së intervenimit ushtarak të NATO-s në Serbi.

Lideri i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se 21 vjet më pas, brezat e lirisë, nuk duhet ta harrojnë, se ishte shpirti liridashës i popullit, udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe NATO-ja e udhëhequr nga SHBA-të që i dhanë vulën të drejtës dhe lirisë së Kosovës.