Veseli: Ndërkombëtarët e përkrahin Tribunalin – s’fitoj poena politikë, veç kërcënime

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka vizituar lokacionin ku do të ndërtohet Memoriali i dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.

Veseli tha se ndërkombëtarët e përkrahin Tribunalin për krimet serbe në Kosovë.

“Nëse flasim për drejtësi, kriminelët do të përgjigjen para drejtësi, normal që do të përkrahet nga ndërkombëtarët. Duke nisur nga kongresi amerikan, besoj që të gjitha parlamentet të diskutojnë për këtë çështje. Nuk ka mundësi që të heshtet dhe të fshihet krimi, por duhet të punojmë në mënyrë profesionale”.

“Nuk është vonë, prej dhjetorin janë dorëzuar të gjitha dosjet nga UNMIK-u dhe EULEX-i, vonë janë ata që tutje prej hijes së vet. Kjo është e drejta e jonë, kriminelët nuk kemi me i lënë me fjet shlirë. Kosova ka kapacitet edhe do t’i arrestojmë ku do që janë”.

Kreu i Kuvendit shtoi se nuk ka marrë iniciativë për formimin e Tribunalit për të fituar poena politikë, por që nga kjo ide mund të marrë vetëm kërcënime.“E ndjej vet fajtorë para çdo femre të dhunuar që nuk kemi pas mundësi t’i mbrojmë. Kjo nuk është garë mes nesh. Për çdo fjalë që e flas nuk fitoj poena, ndoshta përfitoj veç kërcënim, por nuk e kam dert”.