Veseli: Mjekëve do tu rriten pagat nga viti i ardhshëm

Mjekët kosovarë dhe gjithë stafi shëndetësor që nga viti i ardshëm do të marrin pagat me rritje. Kështu ka premtuar kryeparlamentari Kadri Veseli, gjatë një takimi që ka pasur me drejtuesit e Sindikatës së Shëndestësisë, transmeton Ballkani.info.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli u ka premtuar mjekëve dha gjithë stafit shëndetësor se nga viti i ardhshëm do ta marrin pagën me rritje.

Vesel ka deklaruar se me Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Mjekët dhe i gjithë stafi. Gjatë diskutimit që pata sot me drejtuesit e Sindikatës së Shëndetësisë, konfirmova se me një pako fiskale dhe Ligjin për Buxhetin 2019, do të përfshihet kjo rritje, por edhe investime të tjera që transformojnë gjendjen në sektorin e shëndetësisë. Po ashtu, do t’i përgjigjemi një shqetësimi të infermierëve të ngritur nga kjo sindikatë. Shëndetësinë e kemi prioritet. Dua ta përgëzoj Ministrin Uran Ismaili dhe gjithë stafin shëndetësor për punën që kanë bërë dhe po bëjnë në kthimin e besimit të qytetarëve tanë në shërbimet publike shëndetësore.