Violeta

Veseli merr urim të veçantë nga bashkëshortja në ditën e formimit të Ushtrisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë sot një urim të veçantë nga bashkëshortja e tij Violeta.

Në ditën e formimit të Ushtrisë së Kosovës, bashkëshortja e kryeparlamentarit Veseli e ka vizituar atë në zyrë për ta uruar për vendimin që ka marrë Kuvendi i Kosovës.

“Një urim i veçantë për Ushtrinë e Kosovës. Falemnderit Violetës dhe fëmijëve për mbështetjen, kujdesin dhe dashurinë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.